Plagosja e policit në Veri: Kurti e viziton në spital

0 minutes, 51 seconds Read

Kryeminsitri Albin Kurti me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se i ka shkuar për vizitë policit të plagosur mëngjesin e sotëm në veri, Alban Rashiti.
Kurti tha se operacioni i heqjes së predhës nga trupi ka shkuar me sukses.

Kryeministri tha se ky sulm ka ardhen nga kriminelët që mbështetën nga Serbia.

Postimi i plotë:

Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.

Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Publikime te ngjashme