Aktori Albano Bogdo tregon historinë e tij magjepse të e konvertimit, nga i krishter në Musliman! (Video)

2 minutes, 29 seconds Read

Albano Bogdo njihet si një ndër aktorët më të mirë të humorit që ka Shqipëria, e si i tillë ka luajtur në disa spektakle të humorit në Shqipëri. Aktualisht është pjesë e spektaklit të humorit Klanifornia që moderohet nga moderatorja Luana Vjollca dhe që shfaqët çdo të shtunë në ora 21:00 në TV Klan.

Albano Bogdo, me origjinë nga Vlora, në rrëfimin e tij tregon se ka jetuar në një familje fanatike të kristhere sa që një here ai kishte hyrë në një xhami në qytetin e Vlorës, xhami e cila ishte afër shtëpisë së gjyshit të tij, me preteksin që tu thonte muslimaneve aty, se çka bëni pse rrini e besoni kot, por pikërisht , Albano thotë se ai moment ishte pika e kthesës ku ai do të fillonte të mendonte për islamin dhe të konvertohej në musliman.

Tregimin për këtë ai ka bërë në një video live në tik tok, ku Albano tregon shkurtimisht historinë e konvertimit në Musliman:

“Unë isha I krishter shumë i devotshëm dhe u shpjegoja biblen edhe tjerëve, e një ditë derisa isha në shtëpinë e gjyshit tim, e cila ishte afër xhamisë së vetme të qytetit, ai kishte shkuar brenda në xhami dhe kishte pyetur ata që ishin, se kush është përgjegjësi në këtë xhami, kush është ai më i madhi, dhe Imami i xhamisë i kishte thënë ‘unë jam’. Unë menjëherë fillova me një gjuhë të ashpër ti thoja imamit ‘ju jeni në rrugë të gabuar, besoni në një zot të gabuar, etj, ai ishte i durueshëm më dëgjoi e më dëgjoi mua për gati 2 orë e më pas filloi të buzëqeshej, dhe më tha, dëgjo! A të ju kam treguar unë juve ndonjëherë se në çfarë duhet të besoni? I thash jo, nuk më keni treguar. Po pse pra ti po me tregon mua se çfarë unë duhet të besoj? Unë besoj atë që dua të besoj , dhe ti beson atë që dëshiron të besosh, por unë jam i obliguar që të ju tregoj juve që është vetëm një Zot, dhe ai është Allahu! Unë i thash jo, është vetëm një Zot, por i ndarë në tre pjesë, ngase është Zoti, i biri i tij dhe shpirti i shenjtë. Ne kishim një bisedë të gjatë me Imamin rreth 6 ose 7 orë, ai ishte njëri i shkelqyer, akoma e takoj atë shumë shpesh, sepse tani jemi shok shumë të mirë. Ai ishte shumë i sjellshëm me mua, dhe brenda ditës më bëri të mendoj që të konvertohem në Islam, gjë që e bërë. Pasi u konvertova fillova të mësoj shumë gjëra rreth Islamit , isha i fascionuar nga ajo që gjeta dhe pash në këtë fe.”

 

Publikime te ngjashme