Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje personazhin e njohur të TikTok-ut

0 minutes, 40 seconds Read

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të martën në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘TikTok’ si ‘Olsi Polici’, videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe mbante një tabelë në dorë.

“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./Telegrafi

 

Publikime te ngjashme