Aeroplanët e parë luftarakë polakë MiG-29 mbërrijnë në Ukrainë

1 minute, 0 seconds Read

Polonia tha se tashmë ka transferuar disa nga aeroplanët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër aeroplanët e parë në Kiev.

“Disa MiG-29 janë dërguar tashmë. Ata janë vërtet të dobishëm për Ukrainën, në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive”, tha ndihmësi i presidentit polak, Marcin Przydacz, për radiostacionin lokal RMF FM.

Muajin e kaluar, Polonia u bë anëtari i parë i NATO-s që premtoi aeroplanët luftarakë për Ukrainën.

Përpara fillimit agresionit të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29 që trashëgoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh.

Reklama
Forca ajrore e Ukrainës është familjarizuar me MiG-29 dhe mund t’i përdorë aeroplanët menjëherë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore aeroplanë luftarakë, por aleatët e NATO-s janë treguar të përmbajtur, duke përmendur shqetësimin për përshkallëzimin e rolit të aleancës në luftë. /rel

Publikime te ngjashme