Abduxhiku: Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin

0 minutes, 34 seconds Read

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot, derisa ka shtuar se Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.

“Pezullim i fondeve të BE-së; Pezullim i MSA-së, Pezullim i takimeve të nivelit të lartë, Pezullim i vizitave bilaterale. Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n, Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta”, ka shkruar Abdixhiku.

Publikime te ngjashme