Kongresisti amerikan për situatën në veri: Ata që fitojnë zgjedhjet, marrin zyret – Pse duhet të kemi zgjedhje të reja në veri?

1 minute, 38 seconds Read

“Kryetarët e zgjedhur në mënyrë të duhur janë duke u munduar të bëj detyrën e tyre, të hyjnë në objektet komunale dhe ne po mbështesim zgjedhje të reja, në vend që të mbështesim këta kryetarë. Pse po ndodhë kjo?

Kongresisti amerikan nga Partia Republikane, Keith Self, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke thënë se kryetarët e katër komunave në veri janë zgjedhur në mënyrën e duhur dhe ShBA duhet t’i mbështesë këta kryetarë, në vend që të mbeshtesë zgjdhje të erja atje.

Kongresisti republikan kështu, i është drejtuar zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështje Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Douglas Jones, në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Kryetarët e komunave u zgjodhën në mënyrën e duhur. Ata që fitojnë, marrin zyret. Pse bëni thirrje për zgjedhje të reja? Kryetarët e zgjedhur në mënyrë të duhur janë duke u munduar të bëj detyrën e tyre, të hyjnë në objektet komunale dhe, ne po mbështesim zgjedhje të reja, në vend që të mbështesim këta kryetarë. Pse po ndodhë kjo? Pjesëmarrja e ulët ndodh gjatë gjithë kohës në SHBA në zgjdhjet lokale…Departamenti i Shtetit është duke munduar ta tërheq Serbinë nga orbita ruse, ju nuk do të mund ta bëni këtë”, i është drejtuar kongresisti Self, Jonesit.

“Plani për zgjedhje të reja… (zgjdhjet e tanishme) ishin të bojkotuara nga serbët e Kosovës. Ne i kemi njohur kryetarët dhe se janë zgjedhur në mënyrë të duhur. Por, gjithashtu ata nuk kane qenë të gjendje t’i ushtrojnë gjithë detyrat e tyre dhe tentativa për të hyrë në objektet komunale shkoi drejt dhunës. Këta kryetarë për shkak të bojkotit ishin të zgjedhur më shumë pakë vota”, iu përgjgij Jones.

Publikime te ngjashme