12 vite nga themelimi i Odës së Përmbaruesve: “Miliona euro të kthyera kreditoreve, e anëtareve e me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Përmbareusve Gjyqësor”

2 minutes, 21 seconds Read

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës (OPPK) shënoi zyrtarisht 1 Korrikun, Ditën e Përmbarimit, përmes një konference për media, duke shfrytëzuar këtë rast për të zbuluar sfidat kryesore që rëndojnë sistemin përmbarimor dhe statistikat konkrete të veprimtarisë së këtij institucioni kyç.

Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë të Republikës së Kosovës, Mehdi Reshani, theksoi se ndryshimet e fundit në Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe në udhëzimin administrativ lidhur me tarifat e përmbaruesve kanë krijuar vështirësi serioze në funksionimin e zyrave përmbarimore, duke cënuar kështu si punën e përmbaruesve, ashtu edhe realizimin efektiv të të drejtave të qytetarëve dhe institucioneve.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Heqja e kompetencave përmbaruese për ekzekutimin e akteve administrative ka dëmtuar rëndë si qytetarët, ashtu edhe institucionet, duke shkaktuar një gjendje kaotike, sepse këto akte tashmë mbeten pa mundësi zbatimi,” paralajmëroi Reshani. “Shpesh palët nuk arrijnë të realizojnë të drejtat e tyre të njohura me akte administrative, apo institucionet dështojnë në vjeljen e gjobave të shqiptuara, nëse nuk paguhen vullnetarisht,” shpjegoi ai. “Ky ligj tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, dhe ne, së bashku me Këshillin Gjyqësor, kemi dërguar komentet tona në fillim të vitit 2025, duke kërkuar rikthimin e akteve administrative si dokumente përmbarimore,” bëri të ditur kryetari i OPPK-së. “Një e drejtë që nuk realizohet mbetet thjesht një letër e zbrazët; nëse pala nuk e jetëson të drejtën e saj, ajo humb çdo vlerë,” theksoi Reshani.

Drejtori ekzekutiv i Odës, Mervan Zejnullahu, zbuloi se gjatë 12 viteve të funksionimit (2014-2025), përmbaruesit privatë në Kosovë kanë trajtuar gjithsej 325,152 lëndë, duke përfunduar 191,448 prej tyre, ndërsa 133,704 mbeten në procedurë. Sa i përket aspektit financiar, shuma totale e kthyer kreditorëve kap shifrën prej 725 milion eurosh, me 484 milion euro të tjera ende në proces kthimi. Aktualisht, veprimtarinë e ushtrojnë vetëm 44 përmbarues privatë, nga 78 sa parashihet me ligj, duke lënë 34 pozita të zbrazëta. Vetëm dy përmbaruese i përkasin gjinisë femërore, ndërsa mungesa e përmbaruesve nga komunitetet joshumicë mbetet sfidë, pavarësisht konkurseve të vazhdueshme të hapura nga Ministria e Drejtësisë. Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës si anëtare vezhuese në Unionin Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësor (UIHJ) është anëtarësuar qysh në vitin 2015, ndërsa në Kongresin e Unionit në Dubai në vitin 2021, OPPK është anëtarësuar në UIHJ si anëtare e rregullt. Përndryhe UIHJ përfshinë përmbaruesit – ekzekutuesit nga të gjitha vendet e botes, dhe ka gjithsejtë 103 anëtarë, theksoi Zejnullahu.

Publikime te ngjashme