Përtej ambicies politike: Feride Rushiti zbardh arsyet e vërteta të kandidimit për presidente si figurë apartiake

0 minutes, 48 seconds Read

Pas dështimit të procesit për zgjedhjen e kreut të shtetit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur në një konferencë për medie i shoqëruar nga kandidatja për këtë post, Feride Rushiti.

Gjatë këtij prononcimi, ajo potencoi se vendimi i saj për të hyrë në garë nuk buroi nga ndonjë ambicie personale për pushtet, por si një përpjekje e domosdoshme për të garantuar qëndrueshmërinë e institucioneve të larta.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Më tej, ajo nënvizoi se qëllimi i saj i vetëm ishte ofrimi i një kontributi të ndershëm në shërbim të interesave të Republikës.

“E pranova këtë kandidim me vullnetin më të mirë, për të mundësuar stabilitetin institucional dhe progresin e Kosovës. Kjo nuk ishte aspiratë për pushtet, por një përpjekje e sinqertë për t’i shërbyer vendit tim si një personalitet apartiak”, ka deklaruar ajo./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme