Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me një vjedhje të rëndë që kishte tronditur qytetin e Pejës muaj më parë.
Ngjarja e rëndë ishte regjistruar në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku nga brendësia e një kasaforte ishte raportuar zhdukja e një shume tejet të lartë parash.
Pas një angazhimi intensiv operativo-hetimor, policia ka arritur që më 21 prill të vërë në pranga të dyshuarën Arjanita Broqi, rreth 45-vjeçare.
Sipas informacioneve të siguruara, ajo ngarkohet me dyshimin se ka përvetësuar nga kasaforta e viktimës A. B., rreth 176 mijë e 900 dollarë amerikanë dhe 3 mijë e 750 euro.
E dyshuara është marrë në pyetje në prani të avokatit të saj, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj saj është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Për momentin, e arrestuara ndodhet në Qendrën e Ndalimit, derisa hetuesit policorë po vazhdojnë procedurat për dokumentimin e plotë të këtij rasti./lajmishqip.net
