Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se ky subjekt politik dhe lideri i saj, Lumir Abdixhiku, janë angazhuar aktivisht në procesin e bisedimeve për t’i siguruar vendit një kryetar të ri shteti.
Ai ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike spekulimet e fundit rreth një marrëveshjeje të mundshme me Vetëvendosjen, duke i cilësuar si krejtësisht të pabaza raportimet që flasin për “ndërrime të pozicioneve” mes taborëve politikë.
“LDK mbetet partia e shpresës dhe e fjalës së dhënë, duke u përkushtuar në vazhdimësi për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe me legjitimitet përfaqësues”, ka nënvizuar Haziri në reagimin e tij zyrtar.
Sipas tij, tashmë është dëshmuar qartë se asnjë forcë e vetme politike dhe asnjë udhëheqës nuk janë të mjaftueshëm për t’i përmbushur synimet strategjike dhe shtetërore të Republikës./lajmishqip.net
