Epilogu për presidentin: Konjufca zbulon prapaskenat e negociatave dhe “lëshimin” e LVV-së

1 minute, 5 seconds Read

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se konsultimet për postin e presidentit po vazhdojnë intensivisht, duke potencuar se suksesi i këtij procesi mbetet peng i vullnetit të taborit opozitar.

“Konsultimet mes kryeministrit dhe subjekteve politike po vijojnë pa ndërprerë. Deri më tani, ai ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së, ndërkohë që një ftesë zyrtare i është dërguar edhe PDK-së. Këta të fundit kanë kërkuar sqarime shtesë, të cilave kryeministri do t’u kthejë përgjigje shumë shpejt. Aktualisht po bëhen përpjekje maksimale për të kanalizuar procesin drejt një marrëveshjeje finale”, u shpreh Konjufca.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas vlerësimit të tij, e gjithë rruga drejt zgjidhjes tani “përcaktohet nga vullneti politik i opozitës”.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka si kusht të domosdoshëm që në krye të shtetit të jetë patjetër një emër nga radhët e saj. Mungesa e gatishmërisë u dëshmua qartë në seancën parlamentare ku opozita zgjodhi mospjesëmarrjen. Kjo qasje lë të kuptohet se ata po kërkojnë diçka tjetër, mirëpo do të ishte në interes të publikut që t’i qartësojnë kërkesat e tyre./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme