Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar prerë “lidhur me masakrën e Dubravës”, duke adresuar polemikat rreth ekspozitës së Shkëlzen Gashit dhe pretendimeve për të dhëna të pasakta.
Për dallim nga qasjet e deritanishme, ai ka vlerësuar se “faji shkallëzohet në gradë”, duke përfshirë në këtë hierarki përgjegjësie edhe ish-krerët e shtetit, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.
Ndonëse konstatoi se pjesë e këtij faji është edhe Gashi, ai bëri një diferencim të qartë politik…
“Të gjithë fajtorët e tjerë tashmë janë ndëshkuar me votë. Në qoftë se për këtë lloj faji dënimi më i lartë mbetet vota, atëherë, për hir të drejtësisë së barabartë për faj të pabarabartë, kushdo që dëshiron ta ndëshkojë Shkëlzen Gashin: le të mos e votojë!”, ka deklaruar ai përmes një shkrimi në Facebook.
Sipas Ferajt, kryeministri aktual, Albin Kurti, “përkundër gjithë këtyre” barrierave, po angazhohet maksimalisht për “shërimin e plagëve të shtetit” të cilat i ka trashëguar si pasojë e veprimeve të paraardhësve të tij./lajmishqip.net









