NATO në alarm: Rutte flet për rrezen e raketave iraniane që mund të shënjestrojnë kryeqytetet evropiane

1 minute, 22 seconds Read

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë detaje të rëndësishme gjatë një interviste për emisionin “Face The Nation” në CBS News, lidhur me kërcënimet e fundit nga Lindja e Mesme.

Gjatë bisedës, ai u ballafaqua me pretendimet e inteligjencës izraelite, sipas të cilave Teherani tashmë zotëron raketa me rreze veprimi që mund të arrijnë deri në Paris, Berlin dhe Londër.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ky alarm pason sulmin iranian mbi bazën strategjike anglo-amerikane në Diego Garcia të premten mbrëma, një aksion që, ndonëse dështoi, ekspozoi një fuqi goditëse balistike të pakonfirmuar më parë në rrafshin publik.

Sidoqoftë, Rutte u tregua i matur duke deklaruar: “Për momentin nuk mund t’i vërtetojmë këto pretendime, por jemi në fazën e shqyrtimit të tyre të imtësishëm të shërbimeve tona”.

Paralelisht, vjen edhe paralajmërimi nga Sekretari amerikan i Thesarit, i cili pohoi se SHBA-të nuk do të ndalin fushatën kundër fortifikimeve iraniane në Hormuz deri në asgjësimin e tyre total.

Kreu i NATO-s shtoi se vërtetimi i këtyre të dhënave do të shërbente si dëshmi shtesë se ofensiva e Donald Trump ndaj Iranit është qenësore, duke e ndërlidhur këtë direkt me rrezikun nga ambiciet bërthamore të Teheranit.

I pyetur mbi njohuritë e aleancës për kërcënimin ndaj qendrave evropiane, Rutte konfirmoi se Irani është tejet pranë atij kapaciteti, duke potencuar se, qoftë rasti i bazës britanike i vërtetë apo jo, kjo aftësi mbetet një rrezik iminent /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme