Autoritetet e larta të sigurisë në Shtetet e Bashkuara kanë lokalizuar fluturimin e mjeteve ajrore të paidentifikuara mbi një bazë ushtarake në Uashington, pikërisht në kohën kur aty ndodheshin Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe kreu i Pentagonit, Pete Hegseth.
Sipas detajeve që ka zbuluar e përditshmja “The Washington Post”, strukturat kompetente amerikane deri më tani nuk kanë arritur të zbardhin prejardhjen e këtyre dronëve që fluturonin mbi perimetrin e sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur në hapësirën ajrore të bazës ushtarake Fort McNair, fakt ky që ka alarmuar menjëherë aparatin e sigurisë kombëtare për shkak të rrezikut të lartë që paraqesin incidente të tilla.
Bazuar në të njëjtin raport, prania e këtyre mjeteve detyroi zyrtarët të vlerësonin seriozisht opsionin e evakuimit urgjent të Marco Rubios dhe Pete Hegseth, ndonëse një lëvizje e tillë në fund nuk u realizua.
Ndërkohë, gazeta raporton se ushtria amerikane ka ngritur në maksimum nivelin e vigjilencës, si pasojë e gatishmërisë së shtuar në kuadër të përplasjeve të fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit /lajmishqip.net









