Nga prangat në modën e futbollit: krahasimi viral i “Marca”-s mes Maduros dhe Vedat Muriqit

0 minutes, 32 seconds Read

Arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro mbetet epiqendra e lajmeve në të gjithë botën.

Së fundmi, ka qarkulluar një fotografi e Maduros, ku duket me veshje sportive “Nike” dhe me një shishe uji në duar.

Prestigjiozja e njohur “Marca” ka bërë një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit dardan të Majorkës, Vedat Muriqi.

Në postim shkruan: “Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”.

Natyrisht, një publikim i tillë është bërë në kuadrin e një shakaje.

Kujtojmë që Maduro u kap nga forcat amerikane pas një operacioni që zgjati vetëm pak orë.

Publikime te ngjashme