Tensione para Kryeministrisë në protestën e PD-së, hidhen flakadanë dhe molotov

0 minutes, 34 seconds Read
Banner Description

Tensione janë shënuar para Kryeministrisë së Shqipërisë gjatë protestës së thirrur nga opozita.

Menjëherë pas fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit kanë nisur përplasjet me policinë, duke hedhur flakadanë dhe molotov në drejtim të godinës së qeverisë.

Situata është menaxhuar nga forca të shumta policie, të cilat kanë krijuar një kordon sigurie përreth Kryeministrisë, me synim shmangien e përplasjeve të drejtpërdrejta me protestuesit.

Berisha u largua nga protesta menjëherë pas përfundimit të fjalimit të tij. Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë para godinës së qeverisë, duke tentuar herë pas here të heqin kordonët e hekurit të vendosur nga policia. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme