Misioni i Orbanit në Bruksel: Pse po e mbron ai me çdo kusht “kështjellën” e Vuçiqit?

1 minute, 16 seconds Read
Banner Description

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Evropian për atë që ai e cilëson si “trajtim të padrejtë” ndaj Serbisë.

Këto qëndrime ai i shpërfaqi gjatë samitit të djeshëm BE-Ballkan në Bruksel, event ky i cili u bojkotua hapur nga pala serbe.

Në mungesë të presidentit Aleksandar Vuçiq, Orbani, i njohur për afërsinë e tij politike me të, deklaroi se Serbia mbetet pika kyçe e rajonit, ndonëse integrimi i saj ka stagnuar për fajin e vetë Brukselit.

“Serbia përbën boshtin e Ballkanit Perëndimor, por procesi i saj integrues nuk ka shënuar asnjë progres prej vitesh. Qasja e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë ka qenë e padrejtë dhe fyese. Është krejtësisht e pamerituar. Po sillemi në një mënyrë të papranueshme”, u shpreh ai.

Sipas Orbanit, e gjithë politika e zgjerimit gjatë katër viteve të fundit mund të konsiderohet si një “dështim i plotë”.

“Serbia nuk ka përparuar asnjë milimetër. Maqedonia ka shënuar vetëm një lëvizje simbolike. Megjithatë, Ballkani Perëndimor mbetet një resurs i çmuar për BE-në. Serbia është shteti kryesor që e mbron Evropën nga valët e migrimit”.

Ai theksoi se Hungaria do të mbetet mbështetësja kryesore e përpjekjeve serbe për anëtarësim në familjen evropiane.

Kjo deklaratë e fortë e Orbanit u publikua zyrtarisht nga misioni hungarez në BE përmes platformës X./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme