Ekskluzive: Brukseli zhbllokon qindra milionë euro për Kosovën, hiqen gjysma e sanksioneve pas zhvillimeve në veri

0 minutes, 57 seconds Read
Banner Description

Komisioni Evropian ka vulosur përfundimisht lirimin e gjysmës së fondeve të bllokuara financiare për Kosovën, duke zhbllokuar një shumë të konsiderueshme prej rreth 216 milionë eurosh.

Sipas burimeve nga KE-ja, ky vendim strategjik vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj tranzicionit të qetë dhe demokratik të pushtetit në katër komunat veriore, pas procesit të rregullt zgjedhor të mbajtur në dhjetor të vitit 2025.

Në konfirmimin zyrtar të Brukselit thuhet se, pas normalizimit të qeverisjes lokale, do të procedohet menjëherë me nënshkrimin e kontratave për katër projekte madhore me vlerë 34.6 milionë euro. Po ashtu, kjo hap rrugën për finalizimin e fondeve të mbetura IPA III, në vlerë prej 181 milionë eurosh, miratimi i të cilave pritet në pranverën e vitit 2026, për të nisur zbatimin në gjashtëmujorin e dytë të po atij viti.

Institucioni ekzekutiv i BE-së rikujton se masat ndëshkuese, të vendosura në verën e vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri, ishin projektuar qysh në fillim si të përkohshme dhe të kushtëzuara qartë me hapa konkretë drejt shtensionimit të situatës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme