Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, do t’ia dorëzojë sot kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Raportin e Progresit 2025 për Kosovën, të përgatitur nga Komisioni Evropian.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ceremonia e dorëzimit do të mbahet sot në ora 18:00, pas së cilës Kurti dhe ambasadori Orav do të dalin në një konferencë për media.
Në njoftim thuhet:
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Ambasadori Orav do t’i dorëzojë kryeministrit Kurti raportin për vendin 2025 për Kosovën, nga Komisioni Evropian.”
Ky raport pritet të vlerësojë progresin e Kosovës në reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit evropian./lajmishqip.net
