Kurti në zyrën e Osmanit pa paralajmërim – takim i shkurtër në mes tensioneve politike

0 minutes, 35 seconds Read

Sot, kryeministri në detyrë Albin Kurti është takuar me presidenten Vjosa Osmani, në një takim që, sipas burimeve të Ekonomia Online, ka qenë i shkurtër dhe i paparalajmëruar.

Ky zhvillim vjen pak ditë pas mbledhjes së organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan për të diskutuar mbi ngërçin aktual politik në vend dhe hapat e mundshëm për zgjidhje institucionale.

Ndërkohë, Lëvizjes Vetëvendosje i ka mbetur vetëm një ditë afat, deri të mërkurën, për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat të ri për kryeministër, apo nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme