Kontrabandë me mallra të falsifikuara në Vërmicë, arrestohet një doganier dhe një transportues

1 minute, 10 seconds Read

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një operacion të suksesshëm në Pikën Kufitare të Vërmicës, me objektiv parandalimin e kontrabandës me mallra.

Gjatë këtij operacioni u zbulua dhe u bllokua një tentativë për të kontrabanduar mallra të dyshuara si të falsifikuara, konkretisht veshje sportive të markave të njohura.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Pas identifikimit të rastit, Hetuesia Doganore, në bashkërendim të plotë me Prokurorinë përkatëse, ka nisur menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, raporton lajmishqip.

Nga hetimet e zhvilluara u siguruan prova që dëshmojnë se zyrtari doganor ka shpërdoruar detyrën zyrtare, duke mos kryer kontrollet e detyrueshme dhe duke lejuar hyrjen e mallrave pa paguar taksat doganore. Rrjedhimisht, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe pas intervistimit të të dyshuarve, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për dy persona:

  • Zyrtari doganor, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”,
  • Shoferi i mjetit transportues, i dyshuar për veprat penale “Kontrabandim me mallra” dhe “Shmangie nga pagesa e taksave doganore”.

Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për forcimin e ligjit, mbrojtjen e tregut dhe integritetit institucional, duke siguruar se do të ndjekë penalisht të gjitha rastet e abuzimit me detyrën dhe aktivitetet e tjera të paligjshme që dëmtojnë ekonominë e vendit, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme