Kaos para ndërtesës së kuvendit të Beogradit, kapen aktivistët dhe policia

0 minutes, 51 seconds Read

Para fillimit të seancës së Kuvendit Komunal të Beogradit të Serbisë, hyrja e ndërtesës është bllokuar nga këshilltarët e qytetit, si dhe qytetarët me pankarta. Të mbledhur janë shprehur kundër prishjes së Urës së Vjetër të Savës.

Pjesëtarët e policisë kanë qëndruar në hyrje të sallës së kuvendit dhe në një moment ka pasur edhe një shtytje me qytetarët dhe këshilltarët e mbledhur.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Qytetarët mbanin pankarta me mbishkrimet “Nuk lëviz, dua të jetoj në bllokun 4”, si dhe “Nuk do të na murojnë! Blloku 4”.

Nisma “Ura mbetet”, e cila po kundërshton shembjen e Urës së Vjetër të Savës, u bëri thirrje qytetarëve dhe këshilltarëve të opozitës që të bllokojnë seancën ku duhet të vendoset buxheti i qytetit për vitin e ardhshëm.

Publikime te ngjashme