Ndahen për fundvit nga 100 euro për fëmijët deri në 16-vjeç dhe pensionistët

0 minutes, 44 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjec.

“Janë mbi 400 fëmijë që marrin shtesa çdo muaj”, shtoi Kurti në konferencë para gazetarëve.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm dhuratë e fundvitit, por investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, tha ai.

“Përveç investimit në fëmijët që janë e ardhmja, duhet t’i mbështesim edhe ata që kontribuan. Në fund të vitit po ndajmë nga 100 euro edhe pensionin e 13-të për të gjithë pensionmarrësit që kualifikohen”, tha tutje Kurti.

Publikime te ngjashme