Erdogan: Paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë

0 minutes, 37 seconds Read

Erdogan tha se situata në Rripin e Gazës ka arritur deri në këtë pikë për shkak të paaftësisë së vendeve muslimane për të reaguar, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan mbajti fjalim në Samitin e Përbashkët të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe që po mbahet në Rijad të Arabisë Saudite.

“Teksa disa vende perëndimore i ofrojnë të gjitha llojet e mbështetjes Izraelit, paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë”, theksoi presidenti Erdoğan.

Ai rikujtoi se deri më sot, 50 mijë palestinezë, 70 për qind e të cilëve fëmijë dhe gra, janë vrarë në Gaza.

Publikime te ngjashme