Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi paralajmëroi Izraelin kundër nisjes së një sulmi, duke thënë të martën, se çdo goditje ndaj infrastrukturës iraniane do të përballej me një kundërpërgjigje më të fortë.
Irani sulmoi Izraelin javën e kaluar me një sasi të madhe raketash. Izraeli është zotuar të hakmerret.
“Çdo sulm ndaj infrastrukturës së Iranit do të përballet me një hakmarrje më të fortë dhe “armiqtë tanë e dinë se çfarë lloj objektivash brenda regjimit sionist (Izrael) janë në dorën tonë”, tha Araqchi në një fjalim televiziv, raporton Reuters.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se ai nuk mendonte se Izraeli kishte vendosur ende se si të përgjigjej.