Rutte pas marrjes së mandatit si Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: Prioriteti i parë është të mbajmë NATO-n të fortë

1 minute, 6 seconds Read

Ish-kryeministri holandez Mark Rutte ka marrë sot zyrtarisht postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nga Jens Stoltenberg.

Rutte ishte i preferuari i fuqive kryesore si SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Në fjalën e tij të parë ai tha se është një nder i madh të jesh në këtë pozitë. Ai gjithashtu deklaroi se ka një punë të madhe përpara dhe se Stoltenberg është shembull i një sekretari të përgjithshëm.

“Unë jam i përkushtuar për të përgatitur NATO-n për sfidat e së ardhmes. Prioriteti i parë është të mbajmë NATO-n të fortë. Për këtë ne kemi nevojë për më shumë forca, gjë që kërkon investime më të mëdha. E dyta është të mbështesim Ukrainën dhe të tërheqim Ukrainën në NATO. Përparësia e tretë është forcimi i partneritetit me anëtarët e BE-së dhe me pjesën tjetër të botës,” tha Rute.

Stoltenberg foli para tij.

“Gjatë dekadës së fundit, ne arritëm qëllime të mëdha, bëmë transformim, forcuam mbrojtjen, shtuam numrin e trupave, u rrit edhe familja jonë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Suedia dhe Finlanda u bënë anëtarë, Ukraina është afër”, tha Stoltenberg në fjalimin lamtumirës.

Publikime te ngjashme