Haradinaj thotë se Radojçiqi ka ikë nga Kosova në kohën e qeverisjes time, ndërsa sipas tij qeveria Kurti e ka kthyer!

1 minute, 16 seconds Read

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Milan Radojçiq kishte ikur nga Kosova gjatë kohës së tij.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ më Kushtrim Sadikun, Haradinaj ka akuzuar qeverinë Kurti për kthimin e Radojçiqit në Kosovë.

“Nuk janë këta që e kanë hequr Radojçiqin, këta e kanë kthyer. A ka shkuar Radojçiq i ndjekur nga policia e Kosovës dhe shtetit tonë gjatë qeverisjes sime. Shikoni datat, shikoni kohën që atëherë ka ikur ai. Nëse ka hyrë fshehtë bravo i koftë, por nuk ka guxuar me vepruara dhe operuar në veri gjatë kohës së qeverisjes sonë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Gazeta10.

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim me Radojçiqin.

“Gjatë kohës së qeverisë së VV-së, ai ndërtoi villen, gjatë kohës së qeverisjes së këtyre, ai bisedoi për votë që mos t’i përfshijë veteranët në pagën minimale, pra nuk mbulohet dielli me shoshë. Këta janë rrenca, demagogjinë e kanë armë, pra të njëjtit njerëz që e kanë thirr Radojçiqin për t’ia kërkuar votën për të mos i përfshirë veteranët në pagën minimale dhe kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së në parlament, këta njerëz në të njejtën kohë thonë se ne e çliruam veriun”, ka thënë Haradinaj.

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Publikime te ngjashme