Disa qytetarë nga komuniteti serbë janë mbledhur para stacionit policorë në veri të Mitrovicës duke kërkuar lirimin e katër personave të cilët kishin sulmuar zyrtarët policorë.
Në pankartat e protestuesve shkruan: “Veriu i Kosovës ishte një bastion i pathyeshëm, ku policia e Kosovës as që mund të shkelte këmbën”.
Ndërkaq, zëvendës drejtorit i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka bërë të ditur se situata është e qetë dhe stabile.
Ai tha se protestuesit po kërkojnë lirimin e katër personave të arrestuar, mirëpo siç tha ai “e drejta e tyre është që të protestojnë”.
“Janë mbledhur rreth 300 veta dhe po kërkojnë lirimin e katër personave që janë arrestuar. E drejta e tyre është që të protestojnë. Situata është e qetë dhe stabile. Protestuesit kanë filluar që të largohen”, ka thënë Elshani./Telegrafi