Kongresistja amerikane, e njohur për qendrimet e saja pro-serbe me letër për Blinkenin e Kurtin: “Regjimi i Kurtit po keqtrajton serbët e Kosovës: Merrni masa ndëshkuese!”

1 minute, 13 seconds Read

Kongresistja Claudia Tenney i ka dërguar letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se është e shqetësuar me menaxhimin që Albin Kurti po i bën veriut.

Ajo ka thënë se veprimet e kryeministrit Kurti po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se teksa “serbët po keqtrajtohen brenda Kosovës, ka mungesë veprimesh nga administrata Biden”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Besoj se është koha për të konsideruar ushtrimin e presionit më të madh ndaj regjimit të Kurtit, duke përfshirë marrjen në konsideratë të masave specifike ndëshkuese nëse kjo sjellje vazhdon. Përveç kësaj, KFOR-i duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të mbrojtur pakicën serbe në përputhje me mandatin e tij. Në vend që të mbetet një vëzhgues pasiv apo kalimtar neutral, KFOR-i duhet të marrë një qëndrim më proaktiv duke shtuar patrullat dhe duke parandaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura rëndë, që të frikësojnë civilët e paarmatosur” thuhet mes të tjerash në letrën që Tenney i dërgoi Sekretarit Antony Blinken, Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadorëve Jeffrey Hovenier e Christopher Hill, ndihmës-sekretarit O’Brien, si dhe kryeministrit Albin Kurti.

Tenney njihet si lobuese e shtetit serb, teksa kjo nuk është hera e parë që ajo ka reaguar në favor të fqinjëve të Kosovës.

Publikime te ngjashme