Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur një ushtar rus hidhet në erë nga droni ukrainas i mbushur me eksploziv.
Ajo çfarë e bën këtë sulm më të veçantë, është se ushtari arrin ta kap dronin që i fluturonte pak centimetra larg derisa po ikte, transmeton Telegrafi.
Por në momentin që humb forcën dhe nuk vrapon më, vendosë ta gjuaj në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë.
Me kontaktin me asfaltin, fluturakja pa pilot e mbushur me eksploziv aktivizon lëndën shpërthyese dhe e hedhë në erë ushtarin.
Në video shihet trupi i pajetë i shtrirë në mes të rrugës, kurse mediat ukrainase thonë se ishte operatori i dronit që aktivizoi lëndën shpërthyese.
Sulmi ka ndodhur në rajonin e Kurskut të Rusisë, ku forcat ukrainase prej javësh kanë filluar inkursionin – duke zënë në befasi trupat e Vladimir Putinit./Telegrafi