Forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare, ministrja e Jashtme e Finlandës viziton Kosovën

0 minutes, 54 seconds Read

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Valtonen do të ketë takim me drejtues të institucioneve të Kosovës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas njoftimit, ajo fillimisht do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku pas takimit do të mbahet konferenca për media.

Ndërkaq në orën 15:00, Valtonen do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti.

MPJ e Finlandës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

“Finlanda mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimi i BE-së, stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, situata në Ukrainë dhe çështjet aktuale që lidhen me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)./Telegrafi

Publikime te ngjashme