Vrasjen që polici Festim Ramadani dyshohet se e kreu mbrëmë në Bibaj të Ferizajit, dyshohet se e bëri në shenjë hakmarrje.
Sipas prokurorisë, i dyshuari në bashkryerje me J.M, privuan nga jeta një 89 vjeçar, që kishte shkuar në dasmën e nipit të tij.
Kur ekipi i Klanit qëndroi të shtunën në Ferizaj, kuptoi nga njerëz që njohin të dyja palët se bëhet fjalë për “qerim hesapesh” për një rast të ndodhur para më shumë se dy dekadash.
Fjala është për dhunim seksual që tashmë i vrari pretendohet ta kishte kryer 24 vjet më parë, ndaj një familjareje të të dyshuarit kryesor.