Hezbollahu thotë se ka sulmuar komunitetin Manara në veri të Izraelit.
Në një deklaratë të grupit militant, thuhet se sulmin e kanë realizuar me “armët e duhura duke goditur drejtpërdrejt”.
Siç shton deklarata më tej, sulmi ka çuar në “djegien dhe plagosjen e banorëve”, shkruan skynews.
Grupi me bazë në Liban tha se ndërmori veprime “në mbështetje të popullit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të rezistencës së tyre të guximshme dhe të ndershme”.
Sulmi ishte gjithashtu në përgjigje të “sulmeve në fshatrat e jugut”.
Kjo duket të jetë referencë për sulmet ajrore izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban gjatë natës.
Ndryshe, Izraeli ka akuzuar Hezbollahun për një sulm me raketa që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në Lartësitë e Golanit – diçka që Hezbollahu e ka mohuar.