Faton Hajrizi dhe Shani Tafolli – dy të arratisurit nga Policia e Kosovës janë bërë bashkë në rrjetin social TikTok. Hajrizi i arratisur nga burgu i Smrekonicës javën e kaluar, teksa ‘Shani Tmerri’ i kërkuar për disa vepra penale janë komunikuar ‘live’ – duke u shfaqur si të ‘fortë’.
Shani Tmerri e ka uruar për arratisjen Faton Hajrizin, duke uruar po ashtu të mos kthehet kurrë në burg.
Ndërkohë, Hajrizi i ka përmendur një rast se si “Shani Tmerri” e kishte rrahur një mbikëqyrës brenda burgut, e në anën tjetër përmend se si pastaj ai u sulmua nga tre policë.
Ndryshe, Hajrizi – njeriu që u arratis për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës i shpallur tashmë në kërkim nga Policia është lajmëruar sot në rrjetin social TikTok. Kësaj radhe, është tallur me Qeverinë Kurti, duke i quajtur “Lepurushat e Vetëvendosjes”.
Hajrizi i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se arrestimi i tij është çështje orësh apo ditësh, teksa e ka përmendur edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.