Trupat ukrainase përdorën raketat Himars të furnizuara nga SHBA për të shkatërruar një sistem të avancuar mbrojtjeje ajrore brenda Rusisë. Bëhet me dije se raketat kanë goditur një instalim mbrojtjeje ajrore në Belgorod, Rusi, që ishte i pajisur me raketa tokë-ajër S-300/400.
Më herët, Sergei Ryabkov, zëvendës ministri i jashtëm i Moskës, tha se SHBA do të përballet me “pasoja fatale” nëse lejon Ukrainën të përdorë armë amerikane për sulme brenda Rusisë.
Deri tani, SHBA ka lejuar Kievin të godasë objektivat brenda Rusisë vetëm nëse ato paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për forcat ukrainase. Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, ka kërkuar leje për të përdorur municione amerikane për sulme me rreze të gjatë.