Dështon arratisja e 20 të burgosurve në Venezuelë! Llogaritën gabim tunelin, dolën në zonën e gardianëve (Video)

0 minutes, 33 seconds Read

Një përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar për të dalë nga burgu ka qenë ajo e disa të burgosurve në Venezuelë.

Pasi hapën një tunel dhe kaluan muret e burgut, hasën në një grup prej 30 policësh që po bënin një stërvitje jashtë burgut.

Design Plus Carousel Ad

Mediat publikuan videon ku duken disa prej 20 të burgosurve që ishin pjesë e planit të arratisjes në pjesën dalëse të tunelit ku i presin gardianët.

Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar, bëri që të burgosurit të hapnin tunelin që i çoi në zonën e stërvitjes në selinë e policisë në qytetin venezuelian, Maracaibo.

Publikime te ngjashme