Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Haradinaj gëzon katër shtëpi, vilë, truall, tokë. Njërën prej shtëpive ai e ka në Golem të Shqipërisë, të cilën e ka blerë në vitin 2022, vlera e të cilës është 340 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Ai ka bërë të ditur se ka një veturë, e cila kushton 19 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij, ka veturën e tij e cila kushton 8 mijë euro.
Haradinaj ka njoftuar se ka mbi 16 mijë euro në një bankë, kurse bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj ka mbi 58 mijë euro.
Deklarimin e plotë të pasurisë së Ramush Haradinaj, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.