Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampinëve.
”Mbretërit” në çerekfinale e eliminuan kampionin në fuqi, Manchester Cityn pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e rregullt në 90-minuta përfundoi me barazim 1-1, duke quar ndeshjen në extra-time, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte i barabartë 4-4.
Rodrygo i dha epërsinë Real Madridit qysh në minutën e 12-të.
Kampioni në fuqi dominoi tërsisht ndeshjen, por golin e barazimimit e gjeti vetëm në minutën e 76-të, me anë të Kevin De Bruyne.
Fitues nuk kishte as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta dhe fituesi u mësua pas ekzekutimit të penalltive.
Në penallti, futbollistët e Realit u treguan më të sakt duke fituar me rezultat 4-3.
Në gjysmëfinale Real Madridi do të luaj ndaj Bayern Munich, e cila e eliminoi Arsenalin.