Irani lëshon valën e dytë të dronëve drejt Izraelit, Netanyahu: Jemi gati!

1 minute, 3 seconds Read

Vala e dytë e dronëve u nis nga Irani drejt territorit izraelit, raportoi The Times of Israel, duke cituar mediat iraniane.

Dhjetëra dronë u lëshuan më parë në valën e parë nga territori iranian drejt Izraelit, raportuan mediat izraelite, transmeton Ballkani.info.

Ndërprerje e energjisë elektrike në Tel Aviv

Një ndërprerje e madhe e energjisë është raportuar në shumë rrethe të Tel Avivit këtë mbrëmje si pasojë e një sulmi të madh kibernetik në rrjetin elektrik izraelit, njoftoi rrjeti televiziv libanez Al Mayadin.

Një grup i hakerëve kibernetikë i quajtur “Cyber ​​​​Avengers” deklaroi se po merr përgjegjësinë për ndërprerjen e energjisë në pjesë të ndryshme të “territoreve të okupuara”.

Grupi theksoi se e kreu këtë sulm kibernetik nga jugu në veri në përgjigje të krimeve të regjimit izraelit në Gaza.

Deklarohet Netanyahu

Netanyahu njoftoi pak minuta më parë në një konferencë për shtyp se Izraeli është gati.

“Gjatë javëve të fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani dhe mbrojtja jonë ajrore është duke u vendosur.” Ne jemi gati për çdo skenar, si për sulm ashtu edhe për mbrojtje”, tha Netanyahu. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme