Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas.
Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë në oborr me puthje dhe përqafime, pasditen e sotme ata janë shfaqur të vetëm në lavanderi me puthje pasionante mes tyre.
Rikujtojmë që çifti është tepër i komentuar në rrjete sociale dhe marrëdhënia e tyre shpeshherë ka patur uljet dhe ngritjet e veta.
Mirëpo siç duket çdo moment ‘i vështirë’ i tyre është lënë pas dhe dyshja vazhdon të shijojë romancën mes njëri-tjetrit.
/GazetaSinjali