Kosova ka krijuar më shumë raste në ndeshjen me Hungarinë të martën në “Puskas Arena”, por nuk ka qenë në gjendje që të gjejë golin. Hungaria ka krijuar më pak raste, por ka gjetur golin dy herë. Rrjedhimisht skuadra hungareze edhe ka arritur të fitojë. Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 2-0.
Rastin më të mirë Kosova e ka pasur në minutën e tetë. Vetëm pak më shumë saktësi sikur të kishte një gjuajtje e Edon Zhegrovës Kosova do të mund të shkonte në pushim me epërsi, por nuk ka ndodhur, topi ka shkuar përskaj shtyllës. Gjithashtu edhe skuadrat kanë shkuar në pushimin prej pesëmbëdhjetë minuta me rrjeta të paprekura.
Dyzet e pesë minutëshi i parë ka qenë një dominim i Kosovës ndaj Hungarisë.
Nga ana tjetër, skuadra hungareze, shumicën e kohës, është dashur të përpiqet të ndalojë iniciativat e skuadrës së drejtuar nga Franco Foda, pa arritur shumë ta ketë iniciativën.
Pjesa e dytë ka qenë ndryshe. Atë që nuk e kanë bërë mysafirët e kanë bërë vendasit.
Një gol i Szoboszlai në minutën e pesëdhjetë e tetë e ka kaluar Hungarinë në epërsi. Megjithatë ky gol nuk ka ndikuar në lojën e Kosovës. Futbollistët kosovarë kanë ruajtur iniciativën, duke krijuar raste dhe duke synuar golin. Por sërish pa konkretizim.
Katër minuta para fërshkëllimës së fundit Hungaria e ka gjetur edhe golin e dytë. Ka qenë Nagy ai i cili e ka dërguar topin drejt rrjetës pas një aksioni të rrjedhshëm të hungarezëve, duke e vulosur fitoren.