Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Europiane të NATO-s, Alton Buland në Kosovë.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi përmes një postimi në “X” se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë” me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Udhëheqësit u takuan për të avancuar bashkëpunimin për sigurinë dhe për t’i transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, të ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil”, thuhet në njoftim.