Janë zbuluar detaje të reja për vajzën që u gjet sonte pa shenja jete në auostradën “Arbër Xhaferi”. Sipas burimeve të besueshme të Expressit, bëhet fjalë për një shtetase ukrainase (emër i njohur për redaksinë), e moshës 23-vjeçe.
Policia e ka konfirmuar se e reja u gjet sonte rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.
“Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”.