Heqja e vizave, vjen urimi nga Osmani: Sot po e gëzojmë lirinë që na u mohua padrejtësisht

0 minutes, 40 seconds Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e heqjes së vizave, pas shumë vitesh izolim.

Osmani ka shkruar se ky vit po fillon mbarë, me liri të lëvizjes.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Një vit që fillon mbarë! Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht. Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane. Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe sot 50 qytetarë janë nisur drejt Vjenës nga Aeroporti i Prishtinës, të cilët fituan këtë mundësi përmes fushatës së Qeverisë për liberalizimin e vizave./Telegrafi

Publikime te ngjashme