“6 muaj ferr”, 100 mijë izraelitë kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut, vriten edhe 4 ushtarë në front

1 minute, 5 seconds Read

Më shumë se 100 mijë izraelitë u mblodhën mbrëmjen e kaluar në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve.

Protestuesit akuzuan edhe njëherë autoritetet se nuk i kanë menaxhuar situatat e krijuara që nga sulmi i 7 tetorit, teksa i bënë thirrje kryeministrit Netanyahu që të japë dorëheqjen nga posti dhe t’iu hapë rrugë zgjedhjeve të reja.

“6 muaj ferr” ishte parulla kryesore e kësaj proteste gjigante teksa nuk munguan në disa raste dhe përplasjet me forcat e sigurisë.

Protestuesit në Tel Aviv ndezën zjarre në rrugën “Kaplan”, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat u shuan me shpejtësi nga policia. Më pas oficerët përdorën forcën për të larguar njerëzit që dolën në rrugë, ndërsa folësit e demonstratës u përpoqën të rifitonin kontrollin.

Ndërkohë në frontin e luftës në Gaza, 4 ushtarë të tjerë u vranë në jug të Rripit, duke e çuar në 260 numrin total të fataliteteve në radhët e ushtrisë.

Zëdhënësi i ushtrisë bëri me dije se persona të armatosur dolën nga një tunel në një ndërtesë të shkatërruar hapën zjarr ndaj trupave patrulluese duke vrarë 4 ushtarë.

Publikime te ngjashme