59 vjeçari nga Kosova plagoset me thikë në Shëngjin

1 minute, 2 seconds Read

Një turist nga Kosova është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Kunes në Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 pranë një picerie. Nuk dihet identiteti i të plagosurit.

I plagosuri është nisur drejt spitalit. Raportohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia nuk ka dhene ende zyrtarisht detaje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë (thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Publikime te ngjashme