Hapet konkursi për inspektorë të tregut, Kurti ndan detaje

1 minute, 22 seconds Read

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hapur konkurs pune për inspektorë të tregut.

Pozita do të jetë e lirë për 27 kandidatë që plotësojnë kushtet e kërkuara nga MINT.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se deri më tani, numri i inspektorëve ka qenë 15, e tani Qeveria po e ngrit këtë numër në 42.

Sipas Kurtit, kjo është një rritje gati e trefishtë ose 180%.

“Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë” ka thënë mes të tjerash Kurti.

Ai ka ndarë edhe vegëzën për aplikim dhe detaje të tjera.

Ky është njoftimi i plotë i Kryeministrit:

KONKURS PËR INSPEKTORË TË TREGUT

Pas konkursit për inspektorë shëndetësorë javën që lëmë pas, tani po e hapim konkursin për 27 inspektorë të rinj të tregut.

15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut. 

Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë.

Të gjitha informacionet lidhur me thirrjen dhe aplikimin mund t’i gjeni në vegëzën më poshtë:

https://mint.rks-gov.net/…/7CE0FD10-2C38-42B5-8580…

Afati për aplikim: 04.08.2023-11.08.2023.

Publikime te ngjashme