Përplasje mes kryetarit Hyseni dhe kryesuesit Kurteshi në Kuvendin e Gjilanit: “Është diskutu o zotni, Ismajl Kurteshi i kthehet ashpër Alban Hysenit”

1 minute, 45 seconds Read

Sot, mbledhja e Kuvendit komunal në Gjilan ka nisur me zhurmë e debat. Një përplasje ka ndodhur edhe mes shefit të asambleistëve atje, Ismajl Kurteshi dhe kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni. Mbledhja u hap mbi diskutimin për vendosjen e lokacionit të ri të varrezave. Të pranishëm në sallë, u panë edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame atje.

Dhe prania e tyre ‘shqetësoi’ Kurteshin i cili e akuzoi bashkë kolegun e tij, kryetarin Hyseni për diskriminim.

Pjesë nga debati:

“Nuk mundet Kuvendi komunal me u mbyll për publik, këta njerëz e përfaqësojnë qytetin. Asnihere nuk është diskutu a kanë të drejt me marrë pjesë a jo”, dëgjohet duke i thënë Hyseni, Kurteshit.

“Është diskutu zotni është diskutu, ku është Arianit Sadiku – Arianit a është diskutu, kjo punë”, tha Kurteshi derisa Sadiku konfirmon se “Po është diskutu…”.

“Është diskutu, ka pasur organizata qeveritare jo qytetare. Është disktu dhe nuk është leju”, ka insistuar i pari i asmbleistëve të VV-së në Gjilan.

“S’mundet kërrkush me ia ndalu në Kuvend me ardhë kërkujt, ky është institucion publik nuk është privat” tha tutje Hyseni.

Kurteshi, “Është diskutu vec ta dish”.

“Po gabim keni bë që e keni diskutu sepse nuk ka nevojë me u diskutu një temë që është e ditun”, u shpreh kryetari i Gjilanit.

“Unë jam për me qenë i hapur, por i hapur për të gjithë, jo për me bë selekcionim, le te jëtë për të gjithë edhe për Bashkësinë Islame. Nuk bën diskrimin me pasë”, ka potencuar Ismajl Kurteshi.

Pas këtyre reagimeve, me të mbajtur një fjalim të shkurt, Naim Aliu, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan u ka kërkuar kolegëve të tij që ta lëshojnë sallën teksa ka bërë thirrje që të votohet në të mirë të qytetarëve.

“Duhet t’i lëmë anash inatet politike, dallimet ideologjike- partiake e të japim një shembull qytetarëve sepse ata presin një përgjigje pozitive”, u shpreh ai.

Publikime te ngjashme