Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e përjashtoi Mbretërinë e Bashkuar, kur u pyet të hënën në një intervistë për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet Perëndimore, të cilat, siç tha i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar javën e kaluar, janë të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës. Konjufca tha se me britanikët Kosova ka “raport të shkëlqyeshëm”. […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka bërë një parashikim për rezultatet e zgjedhjeve, kurdo që ato të mbahen. Muja ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje del e para me 51-52%. ”Gjendja në terren është kjo. Me votat e diasporës jemi diku 51 apo 52%, ndërsa brenda vendit jemi diku brenda 47-49%”, u shpreh ai në ATV. […]
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas kërcënimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë në drejtim të Kosovës. Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për sigurinë e Kosovës dhe se as njerëzit në Kosovë s’duhet të mbesin pa gjumë pasi NATO ka një prezencë të […]
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është njëri ndër panelistët që po diskuton sonte në Pressing për Konferencën e Rambujesë, 25 vjet pas. Haliti tha se ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Robert Gelbard, u kishte thënë se UÇK në syrin e amerikanëve ishte atëkohë “terroriste”. Por, Haliti tha në çdo takim që zhvillonte delegacioni kosovar, […]
Profesori nga SHBA, Daniel Serwer, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që i ka adresuar Perëndimit. Serwer ka bërë thirrje për një qasje më të qartë nga SHBA në mbështetje të aleatëve të saj në Ballkan, në kontekstin e një lidhjeje të pandryshuar të Serbisë me Rusinë. Reagimi vjen […]
Deklaratat që i dha në Prishtinë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, se Kosova ka kushte të tjera për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, kanë alarmuar edhe Berlinin. Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i është kundërpërgjigjur ashpër komenteve të dhëna nga emisari amerikan. Abraham thotë se Escobar nuk ka […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar iftar për ushtarët turq të cilët shërbejnë me misionin e KFOR-it. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se i ka falënderuar ushtarët të cilët gjendjen me mision ushtarak në Kosovë duke thënë se Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i cili ngriti dilema nëse opozita vërtetë dëshiron shkuarjen në zgjedhje. Me këtë, Bunjaku-Rexhepi thekson se Kurti nuk i dëshiron zgjedhjet për shkak të favoreve që i ofron posti i Kryeministrit. “Kryeministri ka dashtë më dhënë mesazhin që zgjedhjet do të […]
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vlerësuar dje se është kërcënuar nga zyrtarë të AAK-së pasi që ka vendosur të shkojë në objektin e zyrës së partisë përpara kërkesës për shkëputje të kontratës. Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se s’është në dijeni për këtë pjesë. Haradinaj ka thënë se […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmën që do t’ia dërgojë Ukrainës me pajisje ushtarake. Ai ka thënë se pavarësisht që Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet, është për t’u lavdëruar ndihma ndaj saj në luftën kundër pushtimit rus. “Edhe pse Ukraina ende nuk e njeh […]