Rashiq: Tubimet e Vuçiqit janë cirkuse për vetëpromovim, më vjen siklet

1 minute, 53 seconds Read

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka shprehur kritika ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke i quajtur tubimet e tij “cirkuse” të dizajnuara për vetëpromovim.

Rashiq ka komentuar “Kuvendin gjithëserb” të mbajtur më 8 qershor në Beograd, i cili përfshinte përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe Republika Srpska.

Ai ka thënë se e ndien siklet kur sheh Vuçiqin duke organizuar këto tubime, sepse çdo fjalë e përdorur nga Vuçiq dhe bashkëpunëtori i tij, Dodiku, është ekskluzivisht për konsum të brendshëm dhe nuk ka qëllim t’i ndihmojë serbët, as brenda Serbisë dhe as jashtë saj.

“Si njeri pacifist, kur e shoh Vuçiqin duke organizuar ndonjë tubim, ndonjë cirkus me vjen siklet më të thënë të vërtetën, sepse ata njerëz nuk as demokratë as tolerantë. E përdorin secilën fjalë që e ka përdorë qoftë Vuçiq, qoftë Dodiku. Është ekskluzivisht për përdorim të brendshëm. Ai bën për vete, nuk e bën për asnjë serb tjetër, qoftë brenda Serbisë, qoftë jashtë saj”, ka thënë Rashiq në një intervistë për Dukagjin.

Sipas tij, mediat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e këtij imazhi të manipuluar të Vuçiqit, teksa vuri në dukje se shumica e qytetarëve serbë janë të vetëdijshëm për këtë manipulim dhe se pjesëmarrja e ulët në këto tubime e vërteton këtë.

“E promovojnë në mënyrë që të tregojnë vetën që janë shumë të fortë, ata janë të pashmangshëm në arenën kombëtare apo ndërkombëtare, është një vetëpromovim, ku të gjitha media bën një institucion që i promovon si njerëz të rëndësishëm. Pas asaj ngjarjeje, e dimë që gjitha është manipulim dhe shumica e qytetarët e dinë këtë. Dhe mund të shihini duke shikuar prezencën e qytetarëve, pasi Beogradi është qytet i madh dhe mos t’i keni më shumë se 7 mijë njerëz, është një reagim se çfarë mendojnë qytetarët për Vuçiqin”, ka thënë Rashiq.

Publikime te ngjashme